Home » Ford » Ford publikon fotot e para të modelit Focus

Është një dekad prej se Ford nuk ka nxjerr modelin e saj Focus por tani ky prodhues ka vendosur se ka ardhur koha për paraqitjen e Focusit unik si model global.

Modeli më i ri Ford Focus do të paraqitet në panairin e automjeteve që po mbahet në Detroit të SHBA-ve, ku prodhimi i ketij modeli pritet se do të filloj  kah fundi i këtij viti  gjersa në shitje në fillim të vitit të ardhshëm.

Me gjeneratën e tretë të Focus, Ford do të tentoj të kthehet në ditët e vjetra të famës. Dizajni i automjetit sërish është kinetik, e moto e dizajnuesve gjatë formësimit dhe përpunimit të automjetit ka qenë: “I shkëlqyeshëm për t’u parë, i shkëlqyeshëm për t’u ulur në të, i shkëlqyeshëm për t’u vozitur”.

Focus është paraqitur në version limuzinë dhe hatchback, e sikur te rasti i modelit aktual, brenda një periudhe të caktuar pritet ta shohim edhe në versionin karavan dhe kupe -kabriolet.

Automjeti fillimisht do të debutojë me motorin dylitërsh me katër cilindra atmosferik prej 150 kuaj fuqi, e edhe pse nuk është konfirmuar, priet që të gjitha modelet evropiane të janë me turbo-mbushës.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Ford Focus 2011 me motor EcoBoost
  2. Ford Focus Estate
  3. Ford Fusion Hibrid dhe Ford Transit Connect modelet e vitit 2010
  4. Ford do të prodhoj vetura të reja për policinë amerikane
  5. Ford i ri C-Max: Më më shumë fuqi dhe më ekonomik

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung