Të dielën, më 14 mars, kampionati më spektakolar i garave të automobilizmit, Formula 1, çel siparin e këtij sezoni në pistën e Sakhirit në Bahrein.
Ky kampionat do nisë nën shenjën e shtatë herë Kampionit të Botës, Mikael Shumaker, i rikthyer në nën drejtimin e makinës Mercedes GP. Formula 1 ka një audiencë televizive globale që arrin deri në 600 milionë shikues në sezon.
Kampionati i parë i Formula 1 është zhvilluar në vitin 1950 dhe kampion ka dalë italiani Nino Farina me skuderinë Alfa Romeo Ferrari. Pilotët që garojnë duhet të disponojnë një superlicencë. Pesë skuadra marrin pjesë për herë të parë këtë kampionat botëror: Virxhin, Kampos, HRT Cosurth, Lotus dhe Mercedes GP. Kjo e fundit ka si pilot legjendën gjermane, Mikael Shumaker (përveç Niko Rosbergut).
19 gara do të zhvillohen gjatë këtij kampionati të Formula 1. E para nis në Baherin, më 14 mars, kurse e fundit zhvillohet në pistën e Jas Marinas në Dubai, tetë muaj më pas, më 14 nëntor 2010. 12 skuderi do të garojnë për titullin kampion për konstruktorët. Katër prej tyre kanë arritur të fitojnë të paktën një titull: Ferrari (16), Meklaren (8), Uiliams (9) dhe Reno (2).
Artikuj të ngjajshëm:





