Ditë më parë ju njoftuam se piloti italian Xhankarlo Fizikela (org. Giancarlo Fisichella), pritet të kaloj tek Ferrari, gjë që sot pasdite u konfirmua dhe nga vetë skudeteria e Ferrarit.
Sipas tyre, Fizikela do të jetë piloti i dytë i kësaj skuadre, për 5 garat e mbetura të Formulës 1.
Njoftimi do të duhej të ishte publikuar ditën e djeshme, por u shty nga ana Ferrarit, pasi pronari i Fors India, me të cilën garonte Fizikela, kishte kërkuar 4 milionë euro dëmshpërblim. Sot gjithçka është zgjidhur dhe italiani do të garojë me Ferrarin, në vend të zëvendësuesit Luka Badoer.
Artikuj të ngjajshëm:





