Home » Sporte Motorike » Formula 1: Hamilton fiton në garën për çmimin e madh të Singaporit


Formula 1: Hamilton fiton në garën për çmimin e madh të SingaporitBritaniku Luis Hamilton është fituesi i garës së 14-të kampionatit të sivjetmë në Formula 1, në çmimin e madh të Singaporit.

Piloti i Meklaren Mercedes-it deri tek triumfi i dytë në këtë stinor, dhe të 11 në karrierë, e arriti për 1:56:06.337 dhe atë nën dritën e reflektorëve nëpër rrugët e Singaporit. Ai në cak arriti para vozitësit të Tojotas Tim Glok-it, derisa i treti në finish arriti fituesi i vitit të kaluar në këtë garë, Fernando Alonso i Reno-s.

Pas startit të shkëlqyeshëm nga pol pozita Hamilton u gjend në udhëheqje të garës para Nik Rozberg-it dhe Fetel-it.

Nga rrethi në rreth Hamilton dhe Fetel ndërroheshin si ‘pronar’ të rrethit më të shpejtë. Fetel ishte vozitësi i parë që shkoi në boks, dhe këtë e bëri në rrethin e 18-të. Në të 21-të më herët se sa ishte parashikuar në pit stop hyri Hamilton, pasi që ekipi i Meklaren Mercedes-it vendosi që ta ndërrojë taktikën në rast se në shteg futet „safety car“, dhe pasi që konkurrentet kryesor, britanikët tashmë ishin në pit stop.

Mbrojtësi i titullit të kampionit pas kthimit në garë prapë ishte në udhëheqje, dhe ekipi britanik kishte bërë shumë mirë që e kishte thirrur më herët në boks, pasi që në skenë doli ’safety car’ ashtu si e kishin parashikuar. Pas futjes së dytë në pit stop Hamilton përsëri u kthye si udhëheqës i garës, para Glok-it, Alonso-s, Fetel-it, Baton-it dhe Barikellos, dhe kjo renditje qëndroi deri në fund, derisa pikë në këtë garë arritën edhe Kovalainen dhe Kubica.

Tri gara para fundit Baton gjendet në krye të plasmanit gjeneral me 84 pikë, 15 më shumë se Barikello, derisa i treti është Fetel me 59 pikë.

Në konkurrencën e konstruktorëve Brawn GP është i pari më 153 pikë, ndërsa Red Bull është i dyti me 110,5. Gara tjetër e kampionatit te Formula 1 është në Japoni më 4 tetor në shtegun „Suzuka“.

Rezultati i garës në Singapor:

  1. Luis Hamilton, Meklaren Mercedes 1:56:06.337
  2. Timo Glok, Tojota + 9.634
  3. Fernando Alonso, Reno + 16.624
  4. Sebastijan Fetel, Red Bul + 20.261
  5. Jasson Baton Brawn GP + 30.015
  6. Rubens Barikello, Brawn GP + 31.858
Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Formula 1: Hamilton në pol-pozicion në Singapor
  2. Rubens Barrichello fiton Çmimin e Madh të Italisë në Monza
  3. Raikonen fiton çmimin e madh të SPA-së në Belgjikë
  4. Hamilton i pari në provat zyrtare të Formula 1
  5. Formula 1, Hamilton më në fund i pari

Komentoni këtë artikull

© 2009 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung