Home » Sporte Motorike » Formula 1, kthehet Michael Schumacher


schumacherE pabesueshme, Majkell Shumaker do te rikthehet ne Formulen 1. Shtate here kampioni i botes do te zevendesoje Felipe Masen te Ferrari, per 7 garat e mbetura te ketij sezoni.

Ylli gjerman i garave te Formules 1 dhe rekordmeni i ketij sporti deri ne keto momente mbante postin e konsulentit ne skuadren Ferrarit qe pas sezonit 2006 kur nderpreu karrieren si pilot.

Menjehere pas aksidentit u perfol emri i tij si zevendesues i Felipe Mases i cili pesoi ate aksident qe per pak i rrezikoi jeten ne garen e Hungarise, por ka qene vete gjermani Shumaker qe i kishte pergenjeshtruar zerat.

Kur Formula 1 ka filluar pushimet verore, shtate here kampioni i botes ndryshon mendje dhe vendos te rikthehet ne kete moment te veshtire per kokekuqen e cila ne garen e shkuar kishte vetem Kimi Raikonen ne piste.

Me 23 gusht, ne Cmimin e Madh te Europes qe zhvillohet ne Valencia, ne timonin e Ferrarit do te jete Mikael Shumaker perkrah Kimi Raikonen, nje motiv me shume per skuadren italiane e cila ne kete sezon ende nuk e ka provuar shijen e fitores.

Vete Shumaker ka deklaruar se ka vendosur vetem pasditen e se merkures per t’u rikthyer dhe ne te njejten kohe falenderon Zotin qe Felipe Masa eshte jashte rrezikut per jeten.

Eshte e vertete qe une e kam mbyllur aventuren time ne Formula 1, por nuk mund te mos i pergjigjem nje kerkese te tille te skuadres time qe ndodhet ne nje moment te veshtire.

Aktualisht ndodhet ne vendin e trete ne klasifikimin e pergjithshem per konstruktore me 40 pike pas Brawn Gp dhe skuadres Red Bull

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Michael Schumacher: Do të rikthehem në nivelin më lartë
  2. Schumacher edhe zyrtarisht pjesë e Mercedes-it
  3. Michael Schumacher vazhdon kontratën e tij më skudeterinë e Ferrarit
  4. Schumacher: Jam i trishtuar, hoqa dorë sepse kisha pak kohë në dispozicion
  5. Schumacher tërhiqet nga Formula 1: Nuk e zëvëndësoj dot Massa-n te Ferrari

Komentoni këtë artikull

© 2009 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung