Home » Sporte Motorike » Formula 1, sa shume debutime ne Bahrein

Skuderite e reja jane tre…e gjysme, ndersa 5 pilote do te debutojne kete sezon ne Formula 1.

Kjo eshte tabloja e risive te ketij sezoni qe do startoje pas 5 ditesh nga Bahreini. Fytyra te reja dhe rikthime te bujshme si ai i Michael Schumacher. Virgin, Lotus dhe Hispania jane tre skuderite e reja, ndersa Mercedes Gp eshte nje gjysme-risi pasi derivon nga skuderia kampione bote, Brawn Gp.

Virgin Racing vendos ne plan te pare Timo Glock dhe te riun Lucas Di Grassi. Kjo skuderi eshte bazuar ne financat e bosit Richard Branson, i cili nje vit me pare ndihmoi Ross Brawn ne projektin fitues.

Lotus do te bashkepunoje me italianin Jarno Trulli dhe ish pilotin e McLaren, Kovalainen. Kete “barake” e ka riparuar miliarderi Tony Fernandes, i apasionuar pas shpejtesise. Drejtori i pergjithshem i skuderise eshte Mike Gascoyne, ish drejtues tek Toyota, Renault, McLaren, Jordan, Sauber e Tyrrell. Skuderia e trete e re Hrt (Hispania Racing Team) eshte ajo nga e cila pritet me pak pasi kaloi neper shume labirinte derisa para pak ditesh u prezantua para mediave.

Ndersa per Mercedes Gp dihet shume, madje mund te thuhet se ne leter eshte nje prej skuderive qe mund te pretendoje titullin kampion qe ne sezonin e pare. Ross Brawn dhe motorri Mercedes ofrojne siguri per te ecur sa me larg, ndersa Michael Schumacher eshte njeriu tek i cili besohet verberisht ky projekt. Persa u perket fytyrave te reja, Ivan Drago, Vitaly Petrov dhe Nico Hulkenberg do shijojne per here te pare pistat magjike te Formula 1./tch/

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Brawn thotë se Schumaher kampion që në vitin 2010
  2. Kontrata mes Schumaherit dhe Mercedesi-t ngjall pakënaqësi
  3. Pritet rikthimi i Schumacherit në Mercedes GP
  4. Shitet Skuderia e Brawnit, blehët nga Mercedes
  5. Formula 1: Hamilton fiton në garën për çmimin e madh të Singaporit

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung