Në muajin mars të vitit të kaluar Citroën kishte shkaktuar bujë të madhe duke publikuar planet e veta për prodhimin e një versioni të kufizuar të konceptit GTbyCitroën.
Automjeti i cili po ua zgjonte imagjinatën adhuruesve të vozitjes sportive në lojën Gran Turismo 5 Prologue të PlayStation është dashur të prodhohet në vetëm 20 njësi me çmim mbi një milionë euro për copë, e nën kofano do të duhej të gjendej motori i fuqishëm V8 nga Ford GT.
Megjithatë, nga krejt kjo punë nuk do të ketë asgjë sepse në Citroën kanë ardhur në përfundim se ekzistojnë mënyra më të mira për t’u shpenzuar miliona euro të cilat janë të nevojshme për zhvillimin e këtij super-automjeti.





