Prodhuesi amerikan i automobilave, General Motors ka kërkuar nga qeveria gjermane që ta përjashtoj nga negociatat palën ruse lidhur me marrëveshjen për shitjen e filialit të saj gjerman, kompaninë automobilistike Opel, prodhuesit kanadez të pjesëve për automobilave, Magna.
Siç njoftojnë mediat gjermane, GM-ja u ka thënë zyrtarëve gjermanë së nëse Magna dëshiron që ta merr pëlqimin e qeverisë së SHBA-së për blerjen e Opelit, duhet që në atë kompani kanadeze mos të ketë pjesëmarrje ruse.
Bisedimet shumë-mujore për të ardhmen e pronësisë së Opelit nëpërmjet GM-së, që ka në pronësi 35 për qind të aksioneve në këtë prodhues gjerman të automobilave dhe qeverisë në Berlin, e cila ofron ndihmë shtetërore kësaj kompaninë, tash për tash, janë bllokuar totalisht.
Artikuj të ngjajshëm:





