Home » Lajme » General Motors me një program nxitës”Sezoni i nxehtë”

general-motorsGeneral Motors do të nisë një program të madh nxitës për secilin prej katër llojeve të saj duke filluar nga 18 nëntori i ketij viti.

Chevrolet do të shkojë në shtepitë me te medha të veturave qe merren me shitjen e  tyre në “Red Tag Sale”,”Chevrolet,” Buick-GMC  “Holiday Event” dhe Cadillac me moton e shitjes  “Sezoni i nxehtë”.
Detajet në lidhje me stimujt nuk ishin në dispozicion menjëherë këtë mëngjes.

Të gjitha përpjekjet tona do të jenë për të shitur sa më shumë nga inventari i   mbetur 2009,” tha Susan Docherty, presidenti i GM-së për shitje në SHBA, sot në një konferencë shtypi.

Ne do të mundohemi që të kemi sa më pak vetura që në tremujorin e parë të vitit 2010 që presin për tu shitur nga kjo kompani, dhe objektivi ynë është që të kemi shitje diku ndërmjet 425.000 në 450.000 njësi.”GM po mban në SHBA pjesën e vet të tregut në 19,5 për qind.

Në tetor shitja e kesaj kompanie u rrit 5 për qind në krahasim me tetorin e vitit 2008. Docherty tha se shitja me pakicë e GM u rrit 15 për qind në tetor, ndersa shitja me shumicë ra 27 për qind krahasuar me një vit më parë.

GM pret se në SHBA  se do të rris shitjen e veturave nga 11 million  deri në 12 milion vetura në vitin 2010.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Toyota do të tërheqë 270.000 makina hibride “Prius” nga tregu i SHBA-ve dhe Japonia
  2. Jep dorëheqje drejtori ekzekutiv i “General Motors”
  3. GM planifikon të zvogëloj numrin e punëtorëve të Opel-it
  4. Përgatiten modelet H4 e H5 nga Hummer
  5. Volkswagen Jetta TDI Cup “Street” tani edhe në SHBA

Komentoni këtë artikull

© 2009 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung