Home » Biznes » General Motors pritet te largoi nga puna 2.000 punëtor nga “Opeli”

Prodhuesi më i madhë automjeteve në Amerikë  General Motors, pritet qe do të largoj nga puna së paku 2.000 punonjës nga partneri i tij gjerman “Opel”, por sipas të njëjtave burime thuhet se nuk planifikon që t’i ulë shpenzimet për menaxhment.

Takimi i mbrëmshëm në mes të perfaqesuesvë të sindikatave evropiane dhe drejtorit ekzekutiv të “Opelit”, Nik O’Rajli, ishte i pari pas paralajmërimit të muajit të kaluar të “General Motors” se planifikon mbylljen e repartit të “Opelit” në Antverpen, që sindikatat e vlerësuan si “shpalljen e luftës”.

Përfaqësuesi i sindikatës njoftoi se në takim kanë marrë konfirmin e “Opelit” nuk heq dorë nga plani për shkurtimin e 8.300 vendeve të punës, prej të cilave madje 4.000 në Gjermani, si pjesë e programit  për uljen e kapaciteteve të saj prodhuese për një të pestën për shkak të rënies së kërkesës globale të automjeteve.

“General Motors” paraprakisht informoi se dëshiron që të punësuarit ta pranojnë planin për racionalizim deri në mesin e shkurtit, me qëllim që të punësuarit e kopmanisë të japin në vëllim se kush do të mundësojë punë më përfituese.

Kompania amerikane gjithashtu planifikon edhe uljen e pagave të së punësuarëve në repartet e saj në Evropë në pesë vitet e ardhshme, me çka në vit do të kursehen 265 milionë euro.

Gjithashtu “General Motors” këmbëngul që të marrë 2,5 miliardë euro ndihmë nga shtetet në të cilat ka repartet e veta, në formën e kredive ose garancive kreditore, me qëllim që të mundet të zbatohet riorganizimi i planifikuar, i cili parashikon që të kushtojë 3,3 miliardë euro. Pritet që këto ditë “Opeli” edhe zyrtarisht të marrë ndihmë financiare nga Qeveria gjermane.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. General Motors del në bursë
  2. General Motors jep 1.9 miliardë euro për Opelin
  3. General Motors ka shitur asete të modelit Saab për 135 milion euro
  4. General Motors shkurton 10000 vende pune tek Opeli
  5. General Motors: Largoni rusët nga bisedimet për Opelin

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung