Pritet që të mërkuren rreth 25.000 punëtorë të Opel-it në Gjermani do të njoftohen mbi detajet e shkurtimit të planifikuar të vendeve të punës. E qartë është që numri i punonjësve të Opelit në Evropë do të zvogëlohet me deri në 9.500 vetë.
Uzinat e Opel-it në Bochum dhe në Kaiserlautern, sipas njoftimit të shefit të koncernit mëmë të Opel-it për Evropën, Nick Reilly, mbeten të paprekura. Edhe e ardhmja e uzinës në Rüsselsheim mbahet si e siguruar.
GM pati njoftuar më parë se do të kalojë nga Cyrihu në Rüsselsheim, qendrën e tij në Europë. E paqartë mbetet perspektiva e uzinës në Eisenach, ku rreth 1800 punëtorë prodhojnë makina të tipit Opel Corsa.
Artikuj të ngjajshëm:





