Home » Biznes » GM sot pritet të njoftojë nëse do të shesë ose jo Opelin


General Motors - OpelGeneral Motors pritet të njoftojë sot nëse do të shesë ose jo prodhuesin evropian të makinave Opelin, të cilin e ka dërrmuar keq kriza ekonomike globale.

Vendimi do të prekë rreth 50 mijë të punësuar në Evropë dhe do të përcillet me vëmendje, posaçërisht në Gjermani, e cila është para zgjedhjeve të përgjithshme.

Qeveria gjermane ka kërkuar shitjen e Opelit dhe ka mbështetur një ofertë të prodhuesit kanadez të pjesëve të makinave Magna në partneritet me Bankën Ruse Sberbank.

General Motors do t’ia bëjë të ditur vendimin qeverisë gjermane, para se të mbajë një konferencë për gazetarë gjatë ditës së sotme.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Vendimi për shitjen e Opelit vonohet
  2. BE vë në diskutim shitjen e Opelit
  3. Rusët: blerja e Opelit pa vlerë nëse nuk ka transferim teknologjie
  4. General Motors: Largoni rusët nga bisedimet për Opelin
  5. Shtyhet vendimi për Opelin

Komentoni këtë artikull

© 2009 AutoLajme.com · Subscribe:PostsComments