Home » Biznes » Guttenberg: Për shpëtimin e Opel-it duhet ende punë


OpelKëshilli Administrativ i prodhuesit amrikan të automjeteve General Motors, vendosi t’i shesë Opelin prodhuesit austro-kanadez të pjesëve të këmbimit Magna.

Pas këtij vendimi, edhe pse rriten gjasat për ristrukturimin e ndërrmarrjes, për një zhvillim të mirë duhen angazhime të mëdha, deklaroi Ministri gjerman i Ekonomisë zu Guttenberg.

Përfaqësuesit e Gjermanisë në Këshillin e Opel-it kanë shprehur dyshim, që në fund Opel-i do të jetë konkurues në treg.

Edhe pse shumicën e aksioneve të Opelit do t’i ketë Magna, GM do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm, sqaroi shefi i Këshillit Mbikqyrës të Opelit, Karl -Peter Forster: „Edhe më tej do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me General Motors-in, si në zhvillimin e prodhimit, në shitje dhe në shumë fusha të tjera“. /DW

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. General Motors shkurton 10000 vende pune tek Opeli
  2. Vendimi për shitjen e Opelit vonohet
  3. Opel dhe Magna afër nënshkrimit të marrëveshjes
  4. Magna: Do ketë shkurtime në Opel
  5. Shpëtimi i Opel-it ende në pikëpyetje

Komentoni këtë artikull

© 2009 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung