Honda ka bërë të ditur se po ofron një edicion të limituar të Civic Typer R Mugen 200 për tregun e Britanisë së Madhe. Vetura në fjalë merr inspirim nga tuneri i specializuar i Mugen Euro, Type R. Seria në fjalë do të jetë e limituar në 200 njësi.
Civic Type R Mugen 200 arrin me motorin e Honda-së, i-VTEC që sjell 201 kuaj fuqi (148 kw / 198 bhp) dhe veçohet me pjesë tuningu të MUGEN, siç janë mbrojtës të përparmë, të pasmë dhe anësorë, fellne 19 inç, diferencial rrëshqitës të limituar, emblemë MUGEN (në repartin e prapmë) dhe një pllakë me numrin e edicionit të limituar.
Vetura arrin e veshur me ngjyrën Championship White, dhe kontrastin e thyejnë pasqyrat anësore me ngjyrë të zezë.
Honda Civic Type R Mugen 200 do të paraqitet në shitje në prill në dyqane të caktuara të Mugen dhe te shitësit e Honda-së. /InfoPress






