Home » Automjete të tjera » Honda prezenton në Detroid modelin CR-Z

Deri tani Honda ka publikuar shumë foto nga modeli i saj më i ri CR-Z mirpo vetëm tani në panairin e automjeteve që po mbahet në Detroid bëri prezentimin publik të modelit të tij modern CR-Z.

Është për t’u lavdëruar që nga aspekti dizajnues kompakti i ri i Hondas nuk ka ndryshuar tepër deri në prodhimin serik dhe se pothuajse nuk dallohet fare nga koncepti i paraqitur në Tokio, mirëpo ajo që na dëshpëron është pjesa teknike e tij – trashëguesi i modelit CR-X ka një kombinim të motorit me benzinë dhe atij elektrik i cili zhvillon vetëm 122 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 166 Nm.

Në raportin për media Honda nuk jep të dhënat zyrtare për performansat e tij, vetëm se automjeti në cikël të kombinuar do të shpenzojë 6.5 litra në njëqind kilometra në qytet, respektivisht 6.2 litra në rrugë të gjata. Japonezët megjithatë lavdërohen për tiparet e vozitjes të cilat e sipas tyre ky model do të kthej kënaqësinë e vozitjes në klasën e automjeteve kompakte.

CR-Z do të duhej të gjendej në shitje deri në mes të këtij viti me çmim tani për tani të papërcaktuar.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Honda me model të ri dhe të lirë hibrid
  2. Dodge ka publikuar modelin e ri Challenger 2010
  3. Honda paraqiti sot konceptin e ri në Nju Delhi
  4. Janë zbuluar fotot e para të Aston Martin Cygnet
  5. Honda Insight kjo makinë “green”

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung