Duket se ky vit do të kalojë me tërheqje të automjeteve nga prodhuesit botërorë. Edhe prodhuesi amerikan i automjeteve General Motors nga tregu botëror do të tërheqë 198.000 automjete të llojit Hummer. Nga tregu do të tërhiqen modelet H3 dhe H3T të prodhuara në mes të vitit 2006 e 2010.
Vështirësitë janë shfaqur në pjesën e kapakut të motorit i cili gjatë vozitjes mund të hapet dhe copëtohet. Në fakt, problemet me Hummerët të cilët do të tërhiqen janë në ftohësin e motorit i cili gjendet nën kapakun e motorit.
Rrjeti i ftohësit mund të copëtohet e madje edhe të fluturojë nga automjeti gjatë vozitjes. Ky rrjet gjendet në modelin H3 vetëm si dekorim dhe nuk ka ndonjë funksion të vërtetë.
Nëse pjesa problematike ndahet nga automjeti gjatë vozitjes, ajo lehtë mund të godas automjetin tjetër dhe të sjellë në rrezik sigurinë e udhëtarëve, kanë sqaruar shkaqet e tërheqjes nga General Motors. Prishja do të rregullohet me vendosjen e një ngjitësi i cili do të përforcojë pjesën kontestuese.
Për tërheqjen vullnetare të automjeteve në GM kanë vendosur pasi që kanë pranuar dy padi në Shtetet e Bashkuara dhe tri në Japoni. Nga numri i përgjithshëm i automjeteve të thirrura për përmirësim, 164.000 gjenden në SHBA.
Artikuj të ngjajshëm:





