Pas Kias me modelin e ridizajnuar Picanto, nga Koreja e Jugut vjen edhe një lajm për ridizajnimin e një modeli shumë të popullarizuar nga ky vend aziatik.
Hyundai Motor në fakt ka publikuar dy fotografi zyrtare të modelit të ripërtëritur Santa Fe, të vitit të modelit 2010, shitja e të cilit në Kore do të filloj gjatë kësaj vere.
Modeli i ridizajnuar në tregun korean është emëruar Santa Fe The Style dhe sjell ndryshime në eksterier e enterier, motor të ri R me naftë dhe marsh të ri prej gjashtë shpejtësish (për 12 kilogramë më i lehtë se i deritanishmi prej pesë shpejtësish).
Dukja natyrisht nuk është ndryshuar dukshëm, por dizajnerët e Santa Fe kanë dedikuar disa detaje të reja.





