Prodhuesi britanik i automjeteve para disa muajsh kishte shfaqur disa karakteristika të modelit më të ri të Aston Martin duke e bërë publike këtë me anë të një maketi ku shihej edhe pamja e kësaj veture kompakt për qytet – Cygnet.
Britanikët tani kanë zbuluar se si do të duket edhe versioni serik i këtij automjeti. Nëse Cygnet ua përkujton modelin Toyota IQ, kjo është për faktin se Cygnet është një Toyota IQ e përpunuar.
Prodhuesi britanik i ekzotikes automobilistike i ka bartur vetëm disa elemente vizuale nga modelet e saja prestigjioze, si rrjeti i ftohësit dhe thithësi i ajrit.

Edhe në brendësi është ruajtur arkitektura e Toyotas, derisa dizajnuesit e Aston Martinit vetëm sa kanë avancuar kualitetin e materialit, me fjalë tjera, e kanë mbështjellë brendësinë me lëkurë.
Artikuj të ngjajshëm:
- Aston Martin Super Sport për 7.5 milionë euro
- Aston Martin One-77 për herë të parë në Londër
- Aston Martin One-77 arrin shpejtësinë 354,86 km
- Wheelsandmore Aston Martin DB9
- Volvo S60, publikohen fotot e para





