Sipas informacioneve të dhëna në televizionin CNBC, duke iu referuar burimeve anonime të afërta me udhëheqësinë e kompanisë, drejtori kryesor ekzekutiv i kompanisë amerikane të automobilave ”General Motors”, Fric Henderson dha dorëheqje nga ky funksion.
Sipas burimit të njëjtë, vendimin e këtillë të tij, Hendersoni e ka zbardhur në mbledhjen e Këshillit 13-anëtarësh të drejtorëve të “General Motors” që u mbajt para dy ditëve në Detroit.
Henderson është zgjedhur drejtor ekezekutiv i “General Motors” në fund të muajit mars të këtij viti, kur kompania ishte afër falimentimit dhe shpëtoi me ndihmë të madhe financiare nga Administrata amerikane, e cila me këtë rast e detyroi drejtorin e deri atëhershëm të këtij ish-gjiganti automobilistik, Rik Vagoner të japë dorëheqje.
Pas dorëheqjes së Hedersonit, Shtëpia e Bardhë kumtoi se nuk ka asnjë lidhje me vendimin e tij për largim.
“General Motors” dje kumtoi se ka marrë ofertë të re për filialin e tij në Suedi “Saab”, pasi që paraprakisht nuk u realizua plani për shitjen e tij.
Artikuj të ngjajshëm:





