Home » Automjete të tjera » Kia Magentis versioni limuzinë

Në fillim të muajit të ardhshëm në New York, prodhuesi Kia do të paraqes gjeneratën e re të versionit limuzinë të Magentis. Kështu prodhuesi korean do të paraqes edhe një adut të ri të fuqishëm, dinamik dhe me dizajn tërheqës pas modelit të paraqitur kohë më parë, atij Sportage.

Magentis i ri është dizajnuar në qendrën evropiane R&D të Kias në Frankfurt, prandaj nuk duhet të befasohemi për orientimin vizual kah tregu evropian. Ndryshe, Kia mu në këtë segment duhet t’u dëshmohet blerësve të Kontinentit të Vjetër dhe të shoh mundësinë e rritjes së shitjes në të.

Konkurrentë të këtij automjeti do të janë VW Passat, Ford Mondeo apo Opel Insignia, gjersa ky model bazohet në platformën e Hyundai Sonata. Kur merret kjo gjë parasysh, atëherë nuk mund të presim rritjen e dukshme të dimensioneve apo karakteristikat më të mira të vozitjes.

Në tregjet evropiane Magentis do të ketë motorë 2.0 litërsh me benzinë dhe naftë, e pasi që platforma e Sonatës është përshtatur për motorizim hibrid, pritet që në fund edhe Magentis të pajiset me të.

Limuzina e re e Kias do të duhej të vjen në tregun evropian gjatë verës së vitit të ardhshëm, e shumë lehtë mund të pritet që edhe emri t’i ndryshojë. Në fakt, emri Magentis nuk vlerësohet tepër në mesin e blerësve, prandaj me gjeneratën e re do të duhej të përdorej edhe emri i ri. /Telegrafi/

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Subscribe:PostsComments