Në panairin automjeteve në New York, Kia ka paraqitur zyrtarisht limuzinën e re të klasës së mesme Sonata e cila është ndërtuar në platformën e modelit Hyundai Sonata.
Edhe pse largësia në mes boshteve të dy automjeteve është i njëjtë dhe dimensionet u përshtaten pothuajse milimetër për milimetër, është mirë të shihet se ato duken krejt ndryshe. Dizajni i Optimas ec në hap me paraqitjet e fundit të prodhuesit korean – Sorento e Sportage.
Kur Optima të del në shitje, ajo fillimisht do të paraqitet në tregun e SHBA-ve, derisa në Evropë do ta presim vitin e ardhshëm. Ky automjet do të ketë motor 2.0 turbo me benzinë me 274 kuaj fuqi, motorin 2.4-litërsh atmosferik me katër cilindra dhe 200 kuaj fuqi si dhe motorizim hibrid të bazuar në motorin e njëjtë me gjithsej 209 kuaj fuqi.
Të gjithë motorët janë të pajisur me teknologjinë e djegies direkte, si dhe sistemin e punës variabile të ventileve, si dhe janë të çiftëzuar me marsh automatik e mekanik prej gjashtë shpejtësish. /Telegrafi
Artikuj të ngjajshëm:





