Home » Audi » Konfirmohet prodhimi i Audi R8 e-Tron


Konfirmohet prodhimi i Audi R8 e-Tron Në panairin e mbajtur kohë më parë në Frankfurt të Gjermanisë, Audi ka paraqitur konceptin elektrik të modelit R8 dhe paksa papritur qysh tani ka konfirmuar se ky automjet do të shkoj në prodhim dhe se në treg do të duhej të gjendej në vitin 2012.

Audi R8 me motorizim elektrik gjithsesi ka qenë njëri prej atraksioneve të panairit të Frankfurtit, e arsye për këtë gjithsesi ka qenë fuqia e tij.

Sa për rikujtim, e-Tron futet në lëvizje nga bateritë litium-jon (42.4 kW/h) dhe katër elektromotorë me 313 kuaj fuqi (230 kW) si dhe momenti i pabesueshëm i rrotullimeve maksimale prej 4.500 Nm.

Shpejtësinë prej 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4.8 sekonda. Shpejtësia më e madhe është 200 km/h, derisa ka autonomi vozitjeje prej 250 kilometrash./telegrafi

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Audi konfirmon modelin S1
  2. Audi ridizajnon TT-në
  3. Audi debutoi në Detroid me modelin e ri Audi A8
  4. Fillon prodhimi Audi R8 e-Tron elektrike
  5. Konfirmohet prodhimi i Audi A2 Revival

Komentoni këtë artikull

© 2009 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung