Janë ngjallur pakënaqësite e para tek skuderia e Mercedesit në F1 pas kontrates që ka bërë Michael Schumacher me Mercedes GP Petronas. Keto reagime negative vijnë nga radhet e punonjësve të kompanisë që po noton në ujëra të turbullta.
Shtypi gjerman shkruan se Schumaher ka bërë një zgjedhje të shtyrë nga pasioni. “7 milion euro në sezon që do fitoj Schumaher janë një shifër që nga shume koleg as nuk mund të imagjinohet dhe ata nuk e pranojne një gjë të tillë”, shkruan e perditshmja “Frankfurter Rundschau” shefi i sektorit te punëtoreve të Mercedes, Uwe Werner.
Ne fillim te muajit dhjetor, shtepia Daimler vendosi te reduktonte kostot duke transferuar nje pjese te fabrikes Class C ne SHBA. Sipas ekspertit Ferdinand Dudenhoffer, pjesemarrja e Mercedes ne F1 do te thote shume humbje per firmen gjermane.
“Mercedes eshte nje grup qe ne radhe te pare vlereson marken dhe jo aspektin sportiv. Per te funksionuar ne F1, nje Mercedes duhet te shitet 200-300 euro ne shume”, thekson ai./tch/
Artikuj të ngjajshëm:





