Home » Këshilla » Kontrolloni gomat e automjetit tuaj

Kontrolloni gomatPara dimrit duhet të kontrollohen gomat posaçërisht në boshtet tërheqëse, të kontrollohet akumulatori, kualiteti i antifrizit dhe të hidhet glicerinë në brava. Bora, akulli dhe temperaturat nën zero tanimë i kemi provuar sepse veçmë jemi në dimër.

Gjëja e parë që duhet bërë është të kontrollohen gomat se në çfarë gjendje janë. Fryni ato në nivelin në të cilin i përshkruan prodhuesi i automjetit, e më pas kontrolloni thellësinë e larave.

Sipas rregullave në fuqi, minimumi është dy milimetra, por në kushtet dimërore kjo nuk mjafton edhe aq. Me goma të shlyera nëpër borë jo vetëm që është e vështirësuar për shkak të rrëshqitjes së vazhdueshme, por edhe e rrezikshme. Prandaj është më së miri të blihen së paku një palë goma të reja.

Këtë gjë e kanë të qartë ata të cilët tanimë kanë pasur aksidente në sipërfaqe të rrëshqitshme, sepse kanë vozitur goma të shpenzuara. Sa për rikujtim rruga e ndalimit në borë me goma kualitative nganjëherë është dyfish më e shkurtër sesa kur gomat janë të shpenzuara. /Huazuar nga Telegrafi.com

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Komentoni këtë artikull

© 2009 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung