Kosova motors është kompani aksionare, e regjistruar për tregti mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve motorike,importuesi dhe distributor gjeneral i Ford Motor Company për Republikën e Kosovës.
Kompania ka kapital vendor dhe ndërkombëtar ne përpjesëtim 50 me 50 për qind,” tha me këtë rast drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie Driton Zairi.
Selia e kompanisë gjendet në Prishtinë , Fshati Milloshevë, komuna e Obiliqit dhe aktivitetin e vet e ka filluar nga 17. dhjetori 2008.
Qe nga fillimi kompania ka qendrën e shitjen ne kilometrin e pare te rrugës për Fushë Kosove dhe ne te njëjtin vend ka edhe përfaqësimin e Land Rover dhe Nisan-in.
Kompania ka siguruar shitjen, servisimin e te tri brendeve sipas standardeve ndërkombëtare dhe automjetet e blera te ne mund te servisohen nëse ka nevoje ne te gjitha anët e Evropës.
Në konferencë u theksua se së bashku me partnerin , “Grand automotive L.L.C”, nga Tel Avivi kanë plane për të investuar në objekte, në pajisje, në zgjerimin e rrjetit të shitjes, por njëkohësisht do të punojnë në avancimin e pjesës së veprimtarisë e cila ka të bëjë me mirëmbajtjen dhe servisimin e automobilave.
Aksionari vendës Naser Kelmendi, pronar i Nic Holding ka thënë se pas krijimit të kushteve ligjore për investimet e kapitalit të huaj me këtë konferencë bëhët publike krijimi i ndërmarrjes Kosova Motors.
“Tash firmat e reja kanë filluar së funksionuari si Kosova Motors dhe Nic automotiv. Të dy firmat kanë një staf të specializuar në vendete ndryshme te Evropës”, tha Kelmendi.
Aksionari izraelit pronari i kompanisë “Grand Automotive L.L.P” nga Tel Avivi i Izraelit, Ken Lalo, tha se gjate vizitës së parë në Kosovë një vit e gjysmë më parë ka qenë i impresionuar me energjinë e njerëzve te ri të cilët i ka takuar për rreth.
“ Kemi vendosur se nëse dëshirojmë të jemi të pranishëm në Kosovë në të ardhmen duhet që të nisim rritjen së bashku me shtetin. Kemi gjetur partnerët e duhur dhe përmes bizneseve tjera që i bëjmë në vendet tjera të Evropës këtu kemi sjell përfaqësinë e vetme të veturave Ford dhe Landrover”, tha Lalo.
Ndryshe Grand automotiv është vetëm një pjesë e grupit të madh afaristë të quajtur IDB , i cili është grupi më i madh afaristë në Izrael dhe në veti ngërthen shumë veprimtari.
“IDB ka pasuri të vlefshme deri në 30 miliard dollar, ndërsa të hyrat në vitin 2008 ishin 6,5 miliard dollar.
Drejtori i Kosova Motors, Dritan Zairi deklaroi se kompania ka marrëveshje me Rajfajzen bank, Procredit bank dhe me NLB për shitjen me kredi dhe lizing të automobilave të markës Ford dhe Landrover.
Marka Ford ekziston plotë 106 vjet dhe prodhohet në SHBA dhe Gjermani
Artikuj të ngjajshëm:






Pershendetje shpreosj qe jeni mire dhe po ia akloni mire dhe ju dehseroj suksese ne pune,jam interesuar te kem numrin e juaj te te telefonit deshta te ju pyes per nje pjes te makinres time e kom ford focus qe mundeni dergomani pershendetje