Home » Automjete Hibride, Lamborghini » Lamborghini hibrid qysh në vitin 2015


Sipas pohimeve të drejtorit ekzekutiv të kompanisë Stephan Winkelmann, Lamborghini do të duhej që në të ardhmen e afërt, më saktësisht në vitin 2015, blerësve të tij potencialë t’u paraqes super-automjetin e parë hibrid të tij.

Siç pohon Winkelmann, disa projekte tanimë janë në punë e sipër në integrimin e elektromotorit të vogël në kombinim me motorin më të vogël me benzinë të cilët do të paraqiteshin në automjet.

Logjikisht, pritet zvogëlimi i shpenzimit të karburantit si dhe ndotje më e vogël e mjedisit, e siç e dini edhe vet super-automjetet janë ndër ndotësit më të mëdhenj. Megjithatë, për të mbajtur hapin me konkurrencën, edhe në Lamborghini po mendojnë seriozisht për zhvillimin e hibridit, të cilin mendojnë që në treg ta plasojnë në vitin 2015.

Është interesante se gjatë vitit të njëjtë edhe Ferrari ka për qëllim të bëj të njëjtën gjë me modelin 599 i cili tanimë është në testime e sipër. Madje edhe prodhuesi Porsche është duke punuar në zhvillimin e hibridit në modelin 911, kështu që është e qartë se ka filluar të mendojnë “gjelbër” edhe në fushën e automjeteve luksoze dhe super-sportive.

Gjatë pesë viteve të ardhshme Lamborghini në zhvillimin e automjete hibride dhe zvogëlimin e gazrave të dëmshme planifikon të investojë 35 milionë euro, që është për t’u lavdëruar.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Italianët do të kërkojnë 1 milion euro për Lamborghini-n e ri
  2. Sa kushton Lamborghini i ri?
  3. Lamborghini përgatit model për përvjetorin e 50-të
  4. Publikohet Lamborghini Gallardo LP600/4
  5. Lamborghini Gallardo Twin-Turbo

Komentoni këtë artikull

© 2009 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung