Lamborghini ka arritur një rekord të ri botëror të shitjeve.Me rekordin e shitjeve të Huracan nëpër botë në vetëm 10 muajt e parë të lansimit të veturës, rekordi i ri i Lamborghini ka qenë i madh edhe në SHBA.

Kompania tashmë ka shitur 1,000 Huracan në SHBA, ku shefi i kompanisë, Sessandro Farmeschi tha:”Ne jemi duke e shikuar mirë këtë sukses të kompanisë. Përderisa Huracan arrinë në dyqane, klientët me padurim presin që ta provojnë këtë veturë”, transmeton Lajmi.net.

Kompania pret që të arrijë 3,600 shitje në mbarë botën gjatë këtij viti.