Home » BMW » Limuzina që thyen rekordin me 372 km/h

Shtëpia gjermane e përpunimit të automjeteve G-Power ka thyer edhe një rekord dhe tani ka limuzinën më të shpejtë në botë. Kësaj radhe ajo e ka mundur vetveten.

Inkarnimi i ri i përpunimit të BMW M5 – Hurricane RR nga G-Power ka arritur të mbërrij shpejtësinë maksimale prej 372 kilometrash në orë, që i bie gati 5 km/h më shumë nga versioni i mëparshëm rekord -- Hurricane RS.

Ky përparim modest i G-Power është arritur falë motorit pesëlitërsh V10 dhe një kompleti me turbo-mbushës të cilët është dashur të japin 50 kuaj fuqi më tepër, respektivisht gjithsej 800 KF!

Limuzina më e shpejtë në botë arrin shpejtësinë prej 0 deri në 100 km/h për 4.35 sekonda, deri në 200 km/h arrin për 9.5 sekonda, gjersa deri në 300 km/h për 25.8 sekonda.

Nëse dikush dëshiron ta ketër veti limuzinën më të shpejtë në botë, G-Power për të kërkon 252.800 euro pa tatim dhe ngarkesa tjera financiare.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung