Supermakina LM2 Streamliner, është modeli më i fundit që kompania amerikane Lyons Motor Car po ndërton.

LM2 Streamliner është një makinë e cila është e pajisur me një motor që çliron 1700 kuaj fuqi dhe vjen me marsh me 7 shpejtësi. Shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë, kjo supermakinë e arrin për 2.2 sekonda, ndërsa shpejtësinë nga 0 në 160 km/orë e arrin për 4.1 sekonda.

Synimi i kompanisë amerikane është që përmes LM2 Streamlier të garojë me linjën luksoze si Bugatti, Pagani, Ferrari dhe Lamborghini.