Nënkampioni i botës në Moto GP, Jorge Lorenzo, rrëzikon garën e parë të sezonit, atë në Katar.
Përveç testeve zyrtare të Sepangut në Malajzi, talenti spanjoll i skuderisë Yamaha, mund të mos jetë i pranishëm as në startin e sezonit 2010 që do fillojë në datën 19 mars.
Lorenzo u demtua gjatë stërvitjeve me një motorr “moto cross”, duke iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në dorë. Gjendja e tij shëndetësore po përmirësohet dita-ditës, por Katari vazhdon të mbetet ende në pikëpyetje për të.
Artikuj të ngjajshëm:





