Gjigani gjerman i makinave, Mercedes-Benz ka nxjerrë në treg modelin e saj më të fundit, Mercedes-Benz G63 AMG, një prej makinave më të forta dhe luksoze që janë parë ndonjëherë.

Makina në fjalë kushton 1 milion dollarë dhe mund të arrijë shpejtësinë 60 km/h për 5.3 sekonda. Ajo është në versionin 6×6 dhe në pjesën më të madhe të saj është prej metali të pastër.

E gjithë sipërfaqja e makinës është e blinduar, përfshirë edhe xhamat që janë imune ndaj çdo llojn plumbi.

Makina në fjalë ka një motor turbo V8 5,5 litra dhe 544 kuaj fuqi.

Përsa i përket luskit ajo qëndron brenda mjetit. Nëse futesh brenda saj të duket vetja si në një suitë mbretërore ku nuk mungon asgjë për të kaluar një udhëtim mëse komod.