Mercedes-Benz ka planifikuar të zbulojë konceptin e një makine në panairin e veturave elektronike në CES që do të mbahet në fillim të janarit dhe thuhet se do të debutojë në diskursin e projektimit për mjediset urbane e të veturave autonome.

Disa fotografi kanë rrjedhur të këtij koncepti, i cili megjithëse është shumë i maskuar, prapë mund të shihet forma e jashtme dhe dritat e pasme të veturës, që duken në formë të shiritit, të ngjashme me ato të konceptit SUV dhe G-Code.

Më herët janë shfaqur disa fotografi të brendshme të konceptit, që shfaqnin makinën si një “dhomë takimesh” dhe Mercedes thotë se do të bëhet i mundur një perceptim i tillë në botën e makinave autonome.

Në përgjithësi, detyrat lëvizëse i kryen vetë vetura, e nga brenda do të mund të shndërrohet si një dhomë takimesh pa u penguar nga trafiku i jashtëm. Ulëset mund të kthehen nga njëra-tjetra, për të krijuar një hapësirë të mjaftueshme për ndonjë mbledhje katër-personëshe.

Ky koncept vërehet se është shumë më ndryshe se makinat normale. /Koha/