Shefi i Mercedes-Benz, Dr. Dieter Zetsche (i njohur më shumë si Dr. Z), ka zbuluar konceptin e veturës së të ardhmes, F 015 “Luksi në Lëvizje”.

Kjo veturë, jo vetëm se është në gjendje t’ju lexojë tekst mesazhet e juaja dhe rrugët gjatë lëvizjes, por me veturën F 015, Mercedes-Benz kthen veturën autonome si të ishin në një “odë burrash”, pasi ulëset e tij mund të kthehen përball me njëra-tjetrën, përderisa vetura i dërgon ata në destinacionin e tyre, transmeton koha.net.

Pasagjerët kanë kontrollin për t’i treguar veturës se nga do të shkojnë ata, dhe çdonjëri nga ta mund ta drejtojë veturën manualisht nëse është e nevojshme.

F 015 ka një trup me shkëlqim argjendi me fibra karboni e drita LED që ndryshojnë ngjyrë kur vetura është në vetë-drejtim apo është duke u drejtuar manualisht. Këto drita ndryshojnë edhe për t’i treguar kalimtarëve se është i sigurt kalimi para veturës.

Pos dritave, F 015 ka gjithashtu një mori sensorësh dhe radarë të ndryshëm, për të shikuar e edhe parashikuar lëvizjet e tjera përreth tij.