Mercedes thuhet se i ka propozuar që të paguajë Michael Schumacherit 7 milion euro në qoftë se ai pranon të kthehet në F1 si pjesë e ekipit të Nico Rosberg në vitin 2010.
Në gazeten Bild thuhet se oferta është e njëjtë sikur ajo e ofruar për Jenson Button që kampioni i ri botëror të kaloj tek McLaren.
Schumacher ka bërë shumë më tepër para në Ferrari deri në vitin 2006, dhe akoma fiton 5 milion në vit si një këshilltar tek një ekip italian, por Bild tha se Mercedes nuk mund të përballojë këtë për të ofruar perseri këtë shumë pilotit gjerman.
Niki Lauda i tha gazetës se ai është i sigurtë se ” paratë nuk do të luajë një rol rëndesishëm në marrjen e një vendimi nga Schumacher rreth asaj se a do të rifilloj përsëri pilotimin në 16-vjetorin e karrierës së tij në F1.
Shefi ekzekutiv i ekipit të Mercedes Nick Fry tha në forumin e biznesit të sporteve motorike të mbajtur dje në Monako se njoftimi për rikthimin e ish-kampionit të botës nuk pritet të bëhet para krishtlindjeve.
“Ne mund të themi diçka para krishtlindjeve, por ka shumë gjasa që këtë do ta bëjmë në fillim të janarit”
Artikuj të ngjajshëm:
- F1:Mercedes prezanton modelin e ri për sezonin 2010
- Schumacher? Binjaku i tij tek Mercedes deklaroi Montezemolo
- Pritet rikthimi i Schumacherit në Mercedes GP
- Shitet Skuderia e Brawnit, blehët nga Mercedes
- Michael Schumacher vazhdon kontratën e tij më skudeterinë e Ferrarit





