Home » Lajme, Mercedes » Mercedes konfirmon karavanin E-class për Frankfurt


mercedes_1Përkundër kohëve të vështira, Mercedes ka me çfarë të lavdërohet. E-class i ri tanimë është shitur në mbi 40.000 njësi, derisa kjo listë do të duhej të bëhej edhe më e gjatë pas paraqitjes së automjetit edhe në tregjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kinës.

Mercedes Benz gjithashtu ka konfirmuar zyrtarisht se versionin karavan të E-class do ta paraqes këtë vjeshtë në panairin e automjeteve në Frankfurt.

Automjeti do të duhej të gjendej në shitje menjëherë pas mbylljes së panairit, derisa në Sindelfingen presin që edhe karavani do të kontribuojë dukshëm në shitjen e përgjithshme të serisë E-class.mercedes_2

Edhe pse, marrë parasysh recesionin e shumë përfolur, nuk është mirë të supozohet për suksesin e E-class, duhet të pranohet se gjenerata e re e limuzinës luksoze afariste do të mund të kishte bukur do telashe në tentimin e vet për ta tejkaluar paraardhësin e vet që për gjashtë vjet prodhimi është shitur në hiq më pak se 1.5 milionë njësi në mbarë botën.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. “Mercedes” i arrin “Leksuks” dhe BMW në autotregun në SHBA
  2. Mercedes S-Class i parë Hibrid nga Daimler
  3. Zbulohet dizajni i ri i vetures Mercedes, modelit C-Class
  4. Mercedes ML 63 AMG një gjigand me 585 kuaj fuqi
  5. Mercedes publikon fotot zyrtare të E-class karavan

Tags: ,

Komentoni këtë artikull

© 2009 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung