Me rastin e paraqitjes së modelit SLS AMG, Mercedes ka paralajmëruar se brenda një periudhe të caktuar kohore do të lansoj edhe versionin e tij me energji elektrike. Prototipi i parë tregon se çfarë mund të presim nga ai serik i emëruar SLS AMG E-Cell.
Motori 6.2 litërsh V8 me benzinë dhe 571 kuaj fuqi nën kapak është zëvendësuar me katër elektromotorë të cilët në përgjithësi zhvillojnë 526 KF dhe moment rrotullimi prej 880.
Nga dy motorë janë vendosur në secilin bosht, e ata e thithin energjinë nga lëngu i baterisë 400-voltëshe litium-jon me kapacitet të panjohur.
Shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë SLS AMG elektrik e arrinë për katër sekonda, e me këtë rast të mos emetoj as një gram të CO2, thonë në Mercedes.
Artikuj të ngjajshëm:
- Një prezentim i bukur i Mercedes SLS AMG
- Mercedes S-Class i parë Hibrid nga Daimler
- Zbulohen fotot e para të Mercedes SLS AMG
- Bëhen publike detajet e modelit të ri të Mercedes Benz AMG SLS
- Mercedes publikon fotot zyrtare të E-class karavan






Mercedes eshte numer nje ne industrine e makinave.
Vertete nje makine impresionuese. Mercedes eshte mbret i kerreve.