Kur prodhuesi i automjeteve Daimler do të prodhoj modelin e ardhshëm Mercedes Benz S-Class në vitin 2012, ai do të jetë në dispozicion me një platformë hibride.
Kjo kompani ka bërë të ditur se do të nxjerrë modelin S-Class me linja të plota, më të fuqishme dhe makinen më efikase pavarësisht nga numri i modelit.
Duke folur në një intervistë për Autocar, kreu i Mercedesit Thomas Webere tha se sipas hulumtimeve dhe zhvillimit ky model hibrid mund të prodhoj mbi 80mpg, përderisa emetimi i CO2 nga ky model mund të ulët në 100 g/ CO2 për kilometër. Çmimi i veturës pritet të jetë dukshëm më i lart se sa modeli bazë S-Class.
Mercedes tashmë ka në tregje modelin BlueHybrid S400, i cili prodhon 279-kuaj-fuqi me një motor 3,5-litër-V6 se bashku me një motor elektrik 15-kilovoltsh me vetëm 30mpg.
Megjithatë koncepti i Mercedes-Benz S500 Vision plug është treguar në Frankfurt në vitin e kaluar, qe ka 73,5 mpg, dhe një shpejtësi prej 0-100 km/h prej 5.5 sekonda.
Artikuj të ngjajshëm:
- Lorinser me pako për Mercedes S-Class
- Modeli i parë Hibrid nga Ferrari
- Zbulohen fotot e para të Mercedes SLS AMG
- Zbulohet dizajni i ri i vetures Mercedes, modelit C-Class
- Mercedes publikon fotot zyrtare të E-class karavan





