Mercedesi ka kthyer emrin Maybach si pjesë e brendit të ri luksoz të kompanisë.Modeli i ri do të jetë i bazuar në konceptin S-Class dhe do të quhet Mercedes-Maybach S600, njofton koha.net. Kjo veturë do të shpaloset javën e ardhshme në LA Motor Show.

Enterierin, që përbëhet nga lëkura, Mercedesi e ka përshkruar si “niveli më i lartë i rehatisë në Mercedes-Benz”.
Gjenerata e re e S-Class do të ketë motor 6.0 l V12 me 530 kalëfuqi.Përpos kësaj veture do të krijohet edhe S500 V8 Maybatch dhe një S400 4Matic.

Veturat do të dalin në treg në vitin e ardhshëm dhe pritet të kushtojnë mbi 12 mijë euro.