Michael Schumacher ka vazhduar kontratën e tij si këshilltar në Ferrari edhe për tri vitet e ardhshme, me vëmendje të veçantë në zhvillimin e veturave rrugore.
Gjermani vetëm muajin e kaluar u tërhoq nga planet për rikthim në pistë për herë të parë pas gati tri viteve si zëvendësues për të lënduarin Felipe Massan.
Por, shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 do të vazhdojë rolin e këshilltarit, të cilin e mori më 2007 deri më 2012. “Gjithmonë kam qenë i lumtur të jem pjesë e familjes së Ferrarit”, u shpreh Schumacher në një intervistë për shtyp.
Artikuj të ngjajshëm:





