Në panairin e veturave në Guangzhou të Kinës, BMW ka shfrytëzuar rastin që të njoftojë opinionin publik edhe për versionin hibrid të ‘5 Series’.

Fjala është për modelin hibrid BMW 530L Plug-in, i destinuar vetëm për tregun kinez, i cili është i bazuar sipas ‘5 Series’.
Modeli BMW 530L kombinon një motor katër-cilindërsh me djegie të brendshme dhe me 242 kuaj fuqi, motor elektrik dhe marshin automatik me tetë-shpejtësi, ndërsa fuqia e kombinuar e sistemit është 272 kuaj fuqi, transmeton Koha.

Fabrika thekson se modeli 530L mesatarisht harxhon karburant prej 2.1 litra në 100 kilometra përderisa emeton dyoksid karbon prej 49 gramë për kilometër.

Ky model mund të lëvizë gjithashtu edhe vetëm me motorin elektrik, me shpejtësi deri në 120 km/h, me të cilin mund të udhëtohet deri në 58 kilometra.