Në pajtueshmëri me paralajmërimet, Volkswagen në panairin e Leipzigut ka paraqitur disa risi të rëndësishme në mesin e të cilave edhe modelin e ripërtëritur Touran.
Rifreskimi për i këtij automjeti nga jashtë ka të bëj me mbrojtësit e ri dhe dritave të reja të formësuara në pajtim me gjeneratën e fundit të Golfit. Një pamje diç më moderne do të sigurojnë edhe dritat LED nga prapa, si dhe dizajni i ri i kulmit.
Enterieri është ripërtërirë në pajtim me renomenë e kompanisë, prandaj (sërish) mund të gjenden zgjidhje nga Golfi i ri. Kjo para së gjithash ka të bëj me timonin shumë-funksional, mbështetësit të avancuar ergonomik për duar, por edhe të gjitha këto nga materiali shumë më kualitativ.
Sikur edhe në rastin e modelit të ripërtëritur Audi A3, risia e vetme në ofertën e motorëve është implementimi i motorëve 1.2 litërsh TSI. I njëjti motor zhvillon 106 kuaj fuqi dhe moment rrotullim 175 Nm, mesatarisht shpenzon 6.4 litra në 100 kilometra të kaluara (BlueMotion: 5.9 l/100 km), e në gamën e motorëve është gjendur edhe njësia më e fuqishme motorike 1.4 litërshe në version prej 140 dhe 170 kuaj fuqi. Motori i fundit është i çiftëzuar me marshin DSG prej shtatë shpejtësish.
Nga oferta me naftë veçohen njësia 1.6 litërshe me 90 dhe 105 KF (BlueMotion: 4.6 l/100 km), si dhe 2.0 TDI me 103, respektivisht 170 kuaj fuqi.
Nga pikëpamja teknologjike risia më e madhe në nivelin e segmentit është sistemi i kontrollit të punës së dritave DLA (Dynamic Light Assist) i cili ndalon përgjumjen e vozitësve tjerë në trafik.





