Home » Sporte Motorike » Mosley: Erdhi momenti te terhiqem

Mosley: Erdhi momenti te terhiqemKur duhen edhe pak dite nga largimi zyrtar nga posti i presidentit te FIA-s, Max Mosley u shkruan nje leter te gjithe anetareve te bordit drejtues.

“Erdhi momenti te bej nje hap pas dhe te shijoj nje jete shume me te qete. Do ofroj keshilla vetem nese nje gje e tille do me kerkohet”, shkruan nder te tjera shefi i FIA-s, Mosley.

Ai shton se anetaresimi ne Senat dhe Fondacion shpreson ta mbaje ne kontakte me FIA-n dhe drejtuesit e rinj.

Ne vijim, ai ben nje rezyme te bilancit ne krye te ketij institucioni. “Ne fillim te drejtimit ne vitin 1994 humben Airton Senen dhe Roland Ratzenberger. Vdekja e tyre beri qe te mendohej per masa me te medha sigurie ne te gjitha nivelet e sporteve me motore”, shton Mosley.

Ai nuk harron te flase as per skandalin spy-story mes Ferrarit e McLaren, por u perqendrua me shume ne ate qe e quajti “komplot” te skuderise Renault.

“Ka pasur shume polemika por skuderia veproi me shpejtesi duke vendosur normalitetin. Eshte shume e veshtire por keto probleme duhen perballur me vendosmeri per te ruajtur besueshmerine e Formula 1”, nenvizon britaniku. Ne gare per te zene vendin e Mosley jane Todt dhe Vatanen./top-channel

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. FIA kundershton vendimin e gjykates ndaj Briatores
  2. FIA, neser dita e vendimit
  3. Singapori, Massa: FIA te ndryshoje dhe rezultatin
  4. Shumacher nuk do të mund ta testoi makinën F60
  5. Vetëm një kampionat F1

Tags: , ,

Komentoni këtë artikull

© 2009 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung