Ani pse sapo ka kaluar një vit nga rifreskimi i dizajnit, për të mbajtur hapin me konkurrencën agresive në Land Rover kanë vendosur edhe për një ridizajnim tjetër të automjetit të fuqishëm Range Rover.
Risia më e madhe fshihet nën kapakun e motorit dhe thirret me emrin LT-TDV8. Bëhet fjalor për motorin 4.4 litërsh turbo me naftë, për të cilin jozyrtarisht flitet se vjen nga prodhuesi Ford, i cili zëvendëson njësinë e deritanishme motorike prej 3.6 litrash.
Motori i ri i zhvillon 313 kuaj fuqi dhe hiq më pak se 740 Nm moment rrotullimi, që është një përparim i madh krahasuar me paraardhësin e tij prej 271 KF dhe 640 Nm.
Përkundër shifrave të fuqishme, motori i ri është më ekonomik prandaj në ciklin e kombinuar evropian shpenzon 9.4 litra në njëqind kilometra të kaluara.
Falë marshit automatik prej tetë shpejtësish nga ZF, shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë e arrinë për 7.5 sekonda, derisa përshpejtimin prej 80 deri në 120 km/h ky Range Rover e arrin për 5.1 sekonda.
Ndryshimet vizuale vërehen në ridizajnimin e lehtë të pjesës së përparme, me ngjyrat e reja të eksterierit si dhe paketën Exterior Design e cila përfshin ridizajnin e dritave të përparme dhe pasme, dritave të mjegullës, rrjetit të ftohësit dhe të ngjashme.





