Ditët e City Golfit, pothuajse të gjitha kopjeve të serisë së plotë Golf të cilët që prej viteve të 70-ta të shekullit të kaluar janë prodhuar në Gjermani, janë të numëruara pasi që fabrika e Volkswagenit në Republikën e Afrikës së Jugut ka vendosur të ndërpresë prodhimin gjatë vitit të ardhshëm, transmeton telegraf.
Udhëheqësi i Volkwsagenit në këtë Republikë David Powels ka thënë se kapacitetet e fabrikës janë të nevojshme për prodhimin e modeleve Jetta dhe Polo.
Golfi I është një prej automjeteve më të adhuruara në këtë vend që prej vitit 1984 kur edhe ka filluar të prodhohet atje.
Fabrika në Uitenhage vetëm në vitin 2008 ka prodhuar pothuajse 92.000 automjete të këtij modeli.
Artikuj të ngjajshëm:





