Home » Lajme, Sporte Motorike » Në garat e reja Corvette me motor të ri

Janë bërë publike detajet e motorit të ri që do të përdoret në veturen garuese “Corvette Racing” për garat e ardhshme gjatë ketij viti.

Para disa muajve kur General Motors bëri publike detajet e modelit të ri GT2 Class Corvette C6.R, ai funksiononte me një motor të degraduar 6,0 litërsh të 7,0 litërshit V8 nga vetura dominuese GT1.

Në lansim, menaxheri i programit Corvette Racing Doug Fehan, ka deklaruar se 6,0 litërshi ishte vetëm një motor i përkohshëm. Me rregullat e reja të GT-së për vitin 2010, GM veçse kishte gati planet për motorin e ri. Për dallim prej 6,0/7,0 litërshi, i cili është një motor garues që ndanë vetëm dimensione bazë arkitekturale me bllokun e vogël prodhues, 2010 C6.

R V8 ka një 5,5 litërsh të ri, i cili padyshim do të derivohet nga motorët prodhues të Corvette të dedikuar për rrugë. Në fakt, motori garues 5,5 litërsh do të jetë i ndërtuar në “Performance Build Center” të GM, së bashku me ZR1 dhe Z06 V8. Nuk ka ende detaje shtesë rreth këtij motori, megjithëse është thënë më herët se është i bazuar në gjeneratën e ardhshme të prodhimit me bllok të vogël, i cili pritet të shihet shumë shpejt në Corvette.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Përgatiten modelet H4 e H5 nga Hummer
  2. General Motors me një program nxitës”Sezoni i nxehtë”

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung