Home » Alfa Romeo » Në panair Alfa Romeo Giulietta GTA

Në panairin e automjeteve në Gjenevë, më herët gjatë këtij muaji, Fiat ka vendosur për premierë dy Giulietta Quadrifoglio Verde me të njëjtat specifika sikurse ky version i ri i performancës, që mund të quhet GTA apo edhe ndoshta do të mbajë emrin e tij Quadriofoglio Verde.

Veturat e shpalosura në Gjenevë arritën të pajisura me motorin 1.8 litërsh turbocharger MultiAir të Fiat (me 1750 cc) me gaz/benzinë dhe që sjell deri në 235 kuaj fuqi.

Giulietta i ri GTA mund të arrijë me atë motor (ose me një version tjetër të tij) si dhe me transmisionin e ri të Fiat me dy friksione, i cili pritet të prezantohet gjatë muajit të ardhshëm.

Giulietta GTA gjithashtu do të përdorë një version të ri të diferencialit elektronik Q2 të Alfa Romeo dhe do të arrijë me amortizator të rinj aktivë për performancë të rritur.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Një video prezentim i modelit Alfa Romeo Giulietta
  2. Pritet publikimi i Alfa Romeo Giulietta

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung