Home » BMW » Në Panairin e Automjeteve në Frankfurt BMW do të prezantojë M6 Competition Limited Edition


BMW M6 Competition Limited EditionNë Panairin e Automjeteve në Frankfurt BMW që do të mbahet gjatë javës së ardhshme (15 deri më 27 shtator), BMW, do të prezantojë M6 Competition Limited Edition.

M6 Competition, do të jetë i limituar në vetëm 100 njësi dhe do të veçohet me performancë pastër që buron nga M6-i dhe që përcillet nga një bashkësi e opsioneve të ofruara nga BMW Individual.

Edicioni special, M6 Competition, arrin me një sistem të ri amortizim që mundëson uljen e veturës për 12 mm para dhe 10 mm prapa. Specialitetit nga BMW, gjithashtu do të veçohet me një kombinim të ri të fellneve dhe gomave të cilat sigurisht që do të paraqiten së bashku me të në Frankfurt.

Nga jashtë, M6 Competition, do të veshët nga ngjyra metalike e ngrirë Frozen Grey, që është punë nga duart e BMW Individual. Ndërsa, për enterier është përkujdesur përfundimi Merino që shpërndahet nëpër tërë kabinën.
Këtë ekskluzivitet mund ta merrni me dy lloje kombinime të ngjyrave. Të zezë dhe të hirtë ose me ngjyra të dyfishta Sliverstone dhe Zi, me qepje të hirtë të lehtë dhe të zezë.

Secili M6 Competition, do të arrijë me një pllakë në linjë të tavanit që ka të shkruar numrin serik të veturës. Sigurisht pas debutimit në Frankfurt do të paraqiten edhe detaje tjera.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. BMW paraqet dy modele te reja BMW 3-Series Coupe & Convertible
  2. Detaje të reja për BMW Serie-3 e konvertuar në E92/E93
  3. Paraqitet BMW 7-Series M Sport
  4. Është prodhuar vetura më e fuqishme BMW M5 E60
  5. BMW do të prodhojë Mini Coupe e Speedster

Komentoni këtë artikull

© 2009 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung