Kompania automobilistike e Japonisë “Nisan motor” tërheq më shumë se 41.000 modele sportive të automobilit “Nisan dualis” për shkak të gabimeve në prodhim, komunikoi sot zyrtarisht Ministria japoneze e Qarkullimit.
Nga tregu do të tërhiqen automobilat e kësaj marke, të cilat janë prodhuar në periudhë mes prillit të vitit 2007 dhe shtatorit të vitit 2008, për shkak të gabimeve të mundshme në dyert dhe sinjalet e dritave, thuhet në kumtesën e Ministrisë.
Blerësit janë informuar se në rast që zbulojnë nga këto gabime kanë të drejtë në ndërrim falas të pjesëve.
Artikuj të ngjajshëm:





