Tuneri Tommy Kaira nga Kina ka ekspozuar modelin e ri Nissan GT-R R35 në një autosalon në Tokio këtë javë.
Pas shumë orë punëve të vështira dhe një përkushtimi nga stafi i Tunerit Tommy Kaira dhe tani vizitorët do të kenë mundesinë që të shohin frytet e punës së tyre.
Janë bërë shumë ndryshime tek ky model nga tuneri dhe janë dy llojë të ndryshimeve në njërinë kemi ndryshime të plota në model ndersa ndryshimet tjera janë vetë në pjesën e përparme dhe të pasme.
Tek ndryshimi i plot përfshihet pjesa e perparme e punuar nga karboni i butë me një mbështjellje në form të grillit, pjesët anësore të leshuara dhe të dalura pak anash, po ashtu edhe pjesa e pasme është e punuar nga karboni ku i janë vendosur krahet sikur tek veturat garuese.
Është futur modeli AVS Platinum F15 tek rrotat me ngjyrë të zezë.
Nuk janë dhënë shumë informata në lidhje me pjesën e mbrendshme por vetëm është bërë e ditur se kjo pjesë është tërësisht e kuqe dhe e mbuluar kryesisht me lëkurë.
Artikuj të ngjajshëm:





