Automjeti i ri ultra-kompakt crossover Juke i prodhuesit Nissan ndoshta nuk ka hasur në pëlqimin e kritikëve, mirëpo për këtë dizajni i tij i çuditshëm ka rezultuar me shitjen jashtëzakonisht të madhe në tregun vendor.
I dizajnuari në mënyre ekstravagante Juke në javën e parë në tregun japonez ka gjetur madje 1.300 blerës, që është 300 për qind më tepër sesa Nissan kishte parashikuar, shkruan revista ekonomike Nikkei.
Mirëpo 1.300 njësitë e para të shitura të Juke është vetëm një pjesë e tregimit, sepse supozohet që prodhuesi japonez ka pranuar porositë edhe për 5.296 njësi tjera.
Megjithatë, testi i vërtetë për automjetin e vogël të dizajnuar çuditshëm vjen vetëm në vjeshtë kur Juke del në shitje në tregjet me kërkesa më të mëdha – evropian e amerikan.
Nissan ofron tre motorë nën kapakun e Juke. Motori 1.6 litërsh fillestar atmosferik me benzinë zhvillon 116 kuaj fuqi, derisa modeli i vetëm me naftë dhe turbo-mbushës prej 1.5 litrash jep 110 kuaj fuqi.
Modeli më ‘i flaktë’ është 1.6 litërshi me turbo-mbushës i cili në versionin e tij më të mirë zhvillon 190 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 250 Nm.
Artikuj të ngjajshëm:





